Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Loja kineze Mahjong dhe fansat amerikanë

Loja kineze Mahjong dhe fansat amerikanë

10:44, 18/11/2017
A+ Aa A-
Çdo të hënë dhe të enjte pasdite në Bryant Park, një nga vendet më të shquara publike në qendër të qytetit të Nju Jorkut, kalimtarët mund të shohin lojtarë të fokusuar në lojën e famshme kineze Mahjong.

Mahjong, që ka origjinën në Kinë rreth 150 vjet më parë, është një lojë magjepsëse, e luajtur me pllaka dhe jo me letra. Loja ka evoluar për t'u bërë popullore ndër amerikanët, që kur u prezantua për herë të parë në SHBA në fillim të viteve 1920.

Liga Amerikane Mahjong ka 500,000 anëtarë

"Ne luajmë me një kartelë, një kartelë Mahjong", thotë Linda Fisher, organizatore e lojës Mahjong të Bryant Parkut. Sipas saj ka dallime të mëdha midis stilit kinez dhe amerikan apo hebre të lojës.

Ndryshe nga klubet, zemrat, diamantet dhe maçet e gjetura në kartat e rregullta të lojës, pllakat në Mahjong njihen si dots (qarqet), bams (bambu) dhe cracks (karaktere). Era, dragoi, lulja dhe pllakat e xhokerit përdoren gjithashtu, në varësi të versionit të lojës.

Majhongu tradicional kinez ka 144 pllaka, ndërsa versioni amerikan luhet me 8 pllaka, ndërsa rezultate publikohen çdo vit nga organizata jofitimprurëse si Lidhja Kombëtare e Mahjongut.

Liga shërben si arbitër për gjithçka që lidhet me Mahjongun amerikan. Ajo nisi veprimtarinë e saj me vetëm 32 anëtarë kur u themelua në vitin 1937 për të standardizuar lojën. Çdo vit vazhdon nga shitja e rregulloreve zyrtare të ligës, kartat shkojnë drejtpërsëdrejti në organizatat bamirëse në të gjithë vendin.

    Mahjong dhe ndikimi në komunitet

    Loja e pllakave në të vërtetë ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës amerikane.

    Të dyja komunitetet hebraike amerikane dhe kino-amerikane krijuan një grup lojtarësh dhe fansash të lojës Mahjong gjatë shekullit të 20-të. Këtë e konfirmon studjuesja Annelise Heinz e cila ka mbrojtur tezën e doktoraturës me këtë temë pranë Departamentit të Historisë së Universitetit Stanford, në vitin 2013.

    Sipas Heinz, loja Mahjong kërkon bashkëpunim dhe strategji midis lojtarëve, gjë që krijon një "forum ideal për ndërveprimin midis njerëzve".

    Ajo shton se Mahjong ishte i rëndësishëm në lagjen e kinezëve në vitet 1920 dhe 1930, pasi u dha kino-amerikanëve një lidhje kulturore në një kohë kur shumë amerikanë të tjerë i shihnin ata si "të huaj të përhershëm", tha ai.

    Në shumë raste, Mahjong gjithashtu u bë një mënyrë e rëndësishme për të larguar dallimet e brendshme, gjinore dhe brezave të ndryshëm brenda komunitetit kinez në Chinatown. Mahjong, pohon Heinz, u ofroi mundësinë njerëzve me prejardhje të ndryshme që të uleshin dhe të luajnë së bashku, duke krijuar një trashëgimi të përbashkët.

    Pensionistët njujorkezë dhe Mahjong

    Sivjet është viti i katërt i zonës së Mahjong në Bryant Park, i cili është i rrethuar nga rrokaqiejt ikonikë dhe vizitohet nga më shumë se gjashtë milionë njerëz në vit.

    Programi i krijuar nga Fisher në 2013 tërhoqi fillimisht pensionistët në zonën e Mahjongut në Parkun e famshëm të Nju Jorkut.

    Zona Mahjong tani organizohet dy herë në javë. Gjatë pushimeve ka edhe maratona me të gjitha llojet e Mahjong. Çdokush mund të vijë të luajë dhe të mësojë nëkëtë park Mahjong. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë pensionistë të cilët kalojnë kohën e lire në park, por dhe krijojnë miqësi me njeri-tjetrin. Shtatorin e këtij viti në Las Vegas u organizua Kampionati botëror I Mahjongut dhe shumat e fituara nga loja u përdorën për bamirësi./CRI

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco