FOTO/ Ura e Abdyl Agës në fshatin Shkallë e zezë

FOTO/ Ura e Abdyl Agës në fshatin Shkallë e zezë

11:58, 11/11/2017
A+ Aa A-

Ndodhet në Grykën e Shkallës së Zezës në Krujë ndërmjet fshatrave Barkanesh e Cudhi të malësisë së Krujës. Sot ajo lidh fshatrat e Ranxës (Barkanesh, Këlcunjë, Buronjë, Kukaj, Mukaj, Rradhesh, Herraj) me malësinë e Krujës (Cudhi Bruz, Ranxë etj.) Nën të kalon lumi i Zezës i cili pasi kalon Fushë Krujën i drejtohet ultësirës bregdetare.

Në mesjetë ura e Abdyl Agës i shërbente rrugës së karvaneve që lidhte Shkodër – Lezhën me Dibrën nëpërmjet malësisë së Tiranës dhe asaj të Matit.

Sipas burimeve të vendit ndërtimi i urës rezulton rreth viteve 1810-1820./Burimi: Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco