Açka: Sa je gjallë, llapaqenët me urdhër nga lart të dërrmojnë. Kur vdes të…

Açka: Sa je gjallë, llapaqenët me urdhër nga lart të dërrmojnë. Kur vdes të…

12:52, 08/11/2017
A+ Aa A-

Autorja e disa botimeve Flutura Açka përmes një statusi në Facebook ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Kasem Trebeshina.

Në fjalët e saj, Açka thotë se sa ishte gjallë, shkrimtari nuk u vlerësua sa duhej.

 “Shkoi Kasem Trebeshina, ende me mbi 70 vepra te pabotuara. Sa ishte gjall pak folën nga frika se ia rrisnin famën dhe na prishet rregulli i piramidës letrare që kemi thurur me kujdes të madh, me dorëzani edhe kritikën e tredhur letrare.

Mes pështytësve të heshtur dhe të hapur, do të shfaqet llapaqeni nekrofil, që me urdhër nga lart, ai Don Sikoti i letrave dhe i bojës së gazetave, do ta dërrmojë me shpatën e llapaqenësisë së tij, për një arsye fare të thjeshtë, se nuk ka lexuar asnjë vepër të tij, por kështu është urdhëruar të bëjë.

Por vepra mbetet. Siç thotë i urti Moikom Zeqo: “Kasem Trebeshina nuk jetoi kohën, por letërsinë“, shkruan shkrimtarja e njohur, e cila prej kohësh tashmë jeton në Holandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco