FOTO/ Trupa teatrore e Gjakovës vjen në Tiranë me dy shfaqe.

FOTO/ Trupa teatrore e Gjakovës vjen në Tiranë me dy shfaqe.

16:43, 30/10/2017
A+ Aa A-

Në kuadër të bashkëpunimit kulturor në fushën teatrore midis Shqipërise dhe Kosovës, ditën e hënë dhe ditën e martë, datë 30 dhe 31 Tetor, ora 19:00, trupa teatrore e Teatrit Gjakovë, performon në skenën e Teatrit Kombëtar me dy shfaqje të ndryshme, "MARTIR" dhe "Zëra pas skene".

Ditën e hënë, datë 30 Tetor, ora 19:00, nën regjinë e Fatos Berishës ,vepra "MARTIR".

Nën interpretimin e aktorëve, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Ahmet Bakija, Myrvete Kurtishi, Ylber Mehmeti, Muradije Muriqi, Arbies Komoni dhe Yllka Lota. 
Skenografia Petrit Bakalli, asistent regjie Butrint Pasha etj.

Ditën e martë, datë 31 Tetor, ora 19:00, nën regjinë e Ilir Bokshi, vepra "Zëra pas skene".

Rolet i besohen aktorëve, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Yllka Lota, Ylber Mehmeti, Altina Kusati dhe Besfort Berberi. /Syri.net/ Mariela Shkurta

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco