28 Tetor 1981, u përurua Muzeu Historik Kombëtar

28 Tetor 1981, u përurua Muzeu Historik Kombëtar

08:27, 28/10/2017
A+ Aa A-

Në qendër të Tiranës, më 28 Tetor 1981, u përurua Muzeu Historik Kombëtar. 

Në Tiranë, më 28 Tetor 1961, hapi dyert Instituti i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, që ka përgatitur mijëra fiskulturistë dhe pedagogë për fushat e ndryshme të sportit.

Më 28 Tetor 1940, Qeveria fashiste e Romës, i shpalli luftë Greqisë dhe filloi veprimet ushtarake. Në të njëjtën ditë edhe qeveria kolaboracioniste e Shefqet Vërlacit i shpalli luftë Greqisë, por batalionet shqiptare “Tomorri” dhe “Taraboshi” refuzuan të luftonin kundër popullit fqinj dhe u internuan në një kamp të ngritur pranë Shijakut./qmksh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco