‘Boeing Boeing’, komedia e radhës këtë herë ‘troket’ në Fier

‘Boeing Boeing’, komedia e radhës këtë herë ‘troket’ në Fier

20:27, 27/10/2017
A+ Aa A-

‘Boeing Boeing’ është komedia e radhës që ‘troket’ në dyert e teatrit, këtë herë në Fier, në teatrin Bylis. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Award në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit.

Vepra flet për një djalë francez, me stil të jashtëzakonshëm, Bernad, i cili ka 3 të dashura, një italiane, një gjermane dhe një tjetër franceze. Secila prej tyre ka një bukuri vezëlluese dhe të tria punojnë stjuardesa.

Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

Regjisori i kësaj vepre, të zhanerit komedi, Kiço Londo, e sjell ‘Boeing Boeing’ fillimisht në Fier, në teatrin "Bylis", duke vijuar më pas një tur në teatro të ndryshme të vendit.

‘Boeing Boeing’ vjen në datat 31 Tetor dhe 1 Nëntor dhe aktorët pjesëmarrës në këtë komedi janë, Amos Muj Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andi Xhunga, Linda Jarani.

Përkthyer nga Nasi Lera, skenograf Genta Qyrku, kostumograf Realda Malo, art-design Klea Mani.

Mariela Shkurta /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco