FOTO/ Dy filma shqiptarë konkurrentë në ‘Eastern Neighbours Film Festival’ në Holandë

FOTO/ Dy filma shqiptarë konkurrentë në ‘Eastern Neighbours Film Festival’ në Holandë

11:44, 24/10/2017
A+ Aa A-

Premierat e filmave "Lulet plastike" i Ylljet Aliçkajt dhe " Brava" i Bujar Alimani dhe Erand Sojli priten të shfaqen në Hagë pas pritjes së tyre të mirë në "Eastern Neighbours Film Festival". Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e re e Arkivës së Filmit, Iris Elezi.

Filmi "Lulet plastike" me Aliçkën si autor dhe regjizor, tregon jetën e një çifti të moshuar dhe të vetmuar nga fshati që me shumë entuziazëm udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në një dasmë. Duke u përballur me një komunitet ndryshe, të moshuarit do ta ndjejnë veten akoma më të vetmuar se më parë.

Nga e gjitha kjo provojë e re e tyre në këtë udhëtim dhe nga kjo ndjesi vetmie, çifti arrin te zbulojë njëri tjetrin. Ky film vjen nën interpretimin e aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika si dhe aktores Zana Prifti.

Filmit "Lule plastike" i bashkohet në këtë udhëtim edhe filmi "Brava", nën regjin e Bujar Alimanit dhe Erand Sojlit, një film që tregon realitetin aktual, trazirat dhe problemet që njerëzimi po përballet.

Denis është djali i Arianit. Ai u vra në një atentat terrorist dhe babai u nis për të marrë sendet personale të tij. Në parkingun e ndërtesës, rastësisht, ai takon dy refugjate nga Siria, Asian dhe vajzën e saj 7-vjeçare Lejla. Ariani vendos ti ndihmojë duke i strehuar dhe në këtë moment nisin edhe problemet, paragjykime ndaj myslimanëve.

Kjo është një temë e re për kinematografin shqiptare, e pa trajtuar më parë. Në këtë film Erand Sojli është edhe regjisor edhe aktor. Dy protagonistët e tjerë në këtë histori janë, Rina Sojli dhe Flonja Kodheli.

Mariela Shkurt /SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco