'Çifti i Çuditshëm' vjen në Tiranë, në Teatrin Kombëtar

'Çifti i Çuditshëm' vjen në Tiranë, në Teatrin Kombëtar

20:15, 23/10/2017
A+ Aa A-

Vepra më e bukur e të gjitha kohërave, “Çifi i Çuditshëm”, vjen në Tiranë me interpretimin e aktorëve më të njohur për publikun.

Romir Zalla dhe Gentian Zenelaj interpretojnë rolet kryesore në këtë shfaqe, atë të Feliks dhe Oskar. Mehmet Xhelili, vjen në rolin e Roit, Ervin Bejleri si Vini, Bes Bitraku, në rolin e Majk.

'Çift i Çuditshëm' bëhet edhe më interesante kur skenës i bashkohen edhe dy fqinjet e Feliksit dhe Oskar. Guendolin, interpretuar nga Rozana Radi dhe Sisi nga Annais Lika.

Stafi i SYRI.net pati kënaqësinë të ndiqte nga afër aktorët e kësaj shfaqe, ku ata rrëfyen edhe disa detaje nga karakteri që përfaqësojnë në këtë komedi. 

Regjia është e Inis Gjonit, Skenografia nga Stivi Rapo dhe Inis Gjoni. Vepra është përkthyer nga Artur Lena.

Kjo shfaqe do të jepet nga data 26 deri më 29 Tetor dhe nga data 2 deri më 5 Nëntor. 

Biletat tani mund ti gjeni në sportelin e teatrit Kombëtar, pranë pedonales.

Mariela Shkurta /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco