'Eni në ndjekje të ëndrrave'

'Eni në ndjekje të ëndrrave'

20:04, 23/10/2017
A+ Aa A-

Një histori e ngrohtë, prekëse, plot dashuri dhe me ngjyra jete, të një vajze të vogël e cila është jetime.

Eni nuk rresht së besuari e luftuari për të realizuar ëndrrat e saj.

Një shfaqje me dimensione të mëdha dhe ngjyrat njerëzore që depërtojnë në shpirtin dhe në mëndjen e fëmijës.

Kjo histori të bën të kuptosh se si është dhe se si duhet jetuar jeta. Një muzikal argëtues dhe jashtëzakonisht emocionues.

Shfaqja do të jepet çdo të shtunë në orën 10:30 në Teatrin Kombëtar Eksperimental, 'Kujtim Spahivogli'.

Nën interpretimin e aktorëve Algiona Aga, Adriana Tolka, Jona Xhelilaj, Franc Bregu, Emiljano Bufazi dhe Elona Mano.

E ku ka më bukur se të ndjekësh ëndrrat e tua si Eni...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco