'Rosemarie Trockel' në Galerinë e Arteve, ekspozitë e artistes së famshme gjermane

'Rosemarie Trockel' në Galerinë e Arteve, ekspozitë e artistes së famshme gjermane

12:34, 23/10/2017
A+ Aa A-

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ambasada Gjermane hapin në datën 24 tetor 2017, ora 18:00, ekspozitën “Rosemarie Trockel – Vizatime, Objekte dhe Video të Përzgjedhura”, të artistes së famshme gjermane Rosemarie Trockel, lindur në vitin 1952 në Schwerte, Gjermani.

Ekspozita, e cila organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Institutin për Marrëdhëniet me Jashtë (ifa) dhe Ambasadën Gjermane në Tiranë, hapet si një nga aktivitetet e rëndësishme të Tetorit Gjerman për vitin 2017. Kjo është hera e parë që kjo artiste ekspozon veprat e saj në Shqipëri.

Hapja: E marte, 24.10., ora 18:00, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 Dhjetor 2017

Detajet

Gjermanja Rosemarie Trockel vlerësohet si një nga artistet më të famshme bashkëkohore, e cila e shpreh vështrimin e saj krejtësisht vetjak për botën me anë të objekteve, skulpturave dhe instalacioneve.

Me ekspozitën e Institutit për Marrëdhëniet me Jashtë (ifa) „Rosemarie Trockel“, Ambasada Gjermane dhe Galeria Kombëtare e Arteve i mundësojnë publikut shqiptar për herë të parë një udhëtim eksplorues në veprat e kësaj artisteje shumëdimensionale: duke nisur nga vizatimet, fotografitë, tablotë e famshme me thurje e deri tek „Malmaschine“ dhe video-instalacionet.

Skena artistike, e dominuar për kohë të gjatë nga meshkujt, e ka nxitur Rosemarie Trockel-in qysh herët për kundërvënie ndaj saj. Ajo vazhdimisht formulon pozicione kundërshtie dhe pasqyron pikëpamjen e saj si një përfaqësuese e botës së theksuar artistike femërore, dhe nuk kursehet as me kritika parimore ndaj sistemit ekzistues artistik.

Por, pavarësisht qëndrimit të saj kritik, veprat e Rosemarie Trockel-it përballen me vizitorin si projektime të vrullshme mendimesh plot fantazi dhe si skica artistike qartësisht bindëse.

An Paenhuysen, historiane arti, kuratore dhe autore, do të zhvillojë në lidhje me ekspozitën një workshop mbi skenën dhe tregun e artit në Gjermani.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco