Operohet Ndriçim Xhepa. Ja si është gjendja e tij

Operohet Ndriçim Xhepa. Ja si është gjendja e tij

17:00, 20/10/2017
A+ Aa A-

Përfundoi me sukses operacioni në mushkëri i aktorit të njohur Ndriçim Xhepa. 

Këtë e ka konfirmuar nëna e aktorit Margarita Xhepa e telefonuar nga “Report TV”. Ajo është shprehur se “ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses. Jam shumë e gëzuar, sepse masa që kishte në mushkëri iu hoq dhe tani ai gëzon shëndet të mirë”.

Aktori shkoi për kurim më 13 tetor ne Itali. Për kurimin e aktorit të njohur ka dhënë kontribut edhe Qeveria Shqiptare. Me vendimin e saj aktorit i është akorduar fond financiar prej 5 milionësh lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit.

Gëzimin për shëndetin e mire të aktorit Ndriçim Xhepa e kanë përcjellë edhe kolegët e miqtë e tij në rrjetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco