UG: Largimi nga detyra i Tedi Blushit, realiteti tronditës i medias

UG: Largimi nga detyra i Tedi Blushit, realiteti tronditës i medias

12:33, 18/10/2017
A+ Aa A-

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Rasti i më i fundit i largimit të gazetarit Tedi Blushi nga posti i Drejtorit të portalit Ballkanweb.com pa u shoqëruar me motivacionin përkatës në çastin e komunikimit, tregon edhe një herë, se sistemi anarkik i marrëdhënieve të punës në skenën aktuale mediatike shqiptare, ka degraduar plotësisht. Ky rast dhe shumë të therë të raportuar herë pas here nga organizta jonë, kanë lidhje me realitetin tronditës të mediave të vendit.

Largimi nga detyra i një kryeredaktori nga një media e rëndësishme, pa asnjë lloj sqarimi a njoftimi publik, është praktikë e rëndomtë në mediat shqiptare. Por pretendimi i kolegut Tedi Blushi për sjelljen e administratorit ndaj tij, flet edhe për kërcënimin e integritetit fizik të gazetarit në vendin e punës, aq më tepër që në rastin e kolegut Blushi bëhet fjalë për rol drejtuesi në strukturën redaktoriale.

UGSh i kërkon administratorit dhe drejtuesve vendimmarrës të medias në fjalë të respektojnë bazën ligjore të marrëdhënies së punës në raport me gazetarin, i cili përfaqëson profesionistin në komunitetin tonë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon rastin në fjalë dhe shpeh solidaritetin me kolegun Tedi Blushi duke i kërkuar administratorit të medias të shprehet për arsyen reale të largimit të kryeredaktorit nga detyra.

UGSH i bashkohet deklaratës së kolegut në të cilë denoncohet censura, që pronarë dhe administratorë të medias ushtrojnë mbi gazetarët.

UGSH bën me dije se në këtë fundjavë, përmes një konference shtypi, do të bëjë të njohura të dhënat e një raporti për marrëdhëniet e punës, pagat e gazetarëve dhe konfliktet mes gazetarëve dhe punëdhënësve mediatikë në vend si dhe për injorimin e institucioneve ligjore ndaj këtij realiteti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco