Të kujtohet komisari tek '100 vitrinat'?! Valerio Bettini shkoi dhe takoi këpucarin e famshëm shqiptar

Të kujtohet komisari tek '100 vitrinat'?! Valerio Bettini shkoi dhe takoi këpucarin e famshëm shqiptar

11:58, 16/10/2017
A+ Aa A-

Nga Valeria Dedaj

“Të ecim së bashku” është motja me të cilën këpucari shqiptar, Petrit Kozeli, ka bërë për vete fëmijë dhe të rritur, njerëz të thjeshtë dhe intelektualë. Kësaj here, në vitrinën e tij në Mantova të Italisë, ka mësyrë komisari i serialit “100 vitrinat”, Valerio Bettini (Sergio Troiano), shumë i njohur edhe nga publiku shqiptar. Kozeli na rrëfen se para dy ditësh aktori i njohur italian Sergio Troiano e ka nderuar me prezencën e tij në dyqan. Ai gjatë kësaj vizite ka treguar një interes të veçantë për vitrinën e dyqanit, për këpucët e ekspozuara me flamurin italian dhe pranë tyre, edhe ato me flamurin shqiptar me mesazhin përkatës “Të ecim së bashku”.

Duke e parë me vëmendje është emocionuar dhe me bukurinë e tyre, që ato përcjellin dhe është shprehur: “Kalova para një ore në këtë rrugë dhe bukuria e rrallë këtyre këpucëve më bëri që të ndaloj dhe t’i shijoj…”. Jo pa qëllim qindra turistë kalojnë në ditë duke ndaluar, fotografuar dhe duke bërë komplimentet e tyre. Mesa duket Troiano e ka parë këtë vitrinë me syrin e “komisarit “ të “100 vitrinave” (Cento vetrine), sikur të ishte brenda rolit të tij në film… Më pas, duke hyrë brenda në dyqan i ka hedhur një sy mureve, ku janë vendosur; letra e falënderimit të Presidentit të Republikës Italiane, letra e falënderimit të Atit Shenjtë, titulli i lartë i Nderit të Republikës Italiane “Cavaliere della Repubblica”, dhe artikuj të gazetave të ndryshme.

Pasi ka marrë në dorë letrën, që Ati i Shenjtë ka marrë nga këpucari, dhe në përfundim të leximit, me një habitje për bukurinë e mesazhit të saj që ajo mbart, është ka shprehur vlerësimin e tij për çka ka parë. “Shumë e bukur kjo që ke shkruajtur”… Me pauzën e një njeriu, që nuk e pret një gjë të tillë, tregon Kozeli, konsideruar faktin që po ndodh në një dyqan këpucari, ka vazhduar, duke i thënë këpucarit shqiptar: “Ju lumtë!”. Në momentin kur e Kozeli e ka falënderuar për vizitën në dyqanin e tij, aktori është përgjigjur: “Jo, faleminderit ty për këto gjëra të bukura që bën…”.

Më pas u është afruar fotografive të personazheve, që kanë bërë me këpucarin shqiptar të Italisë, por dhe fotografin e Shqipërisë, si këngëtarja e njohur dhe ish- parlamentarja e Parlamentit Europian Iva Zanichi…, gazetari i njohur i “Rai 1”, Franco di Mare… gazetari i “Rai 2”, që punon vetëm me Presidentin e Republikës Italiane, Luciano Ghelfi…, si edhe këngëtari i madh Albano Carrisi. Përpara tyre me shumë thjeshtësi, duke i dhënë një buzëqeshje të ëmbël këpucarit i thotë: “Unë nuk jam kaq i njohur dhe kaq i madh sa këta, por nëse do të më lejohet, do të dëshiroja, që edhe unë të bëja një fotografi me juve, duke mbajtur në duar ‘këpucën shqiptare të paqes’, pasi ju jeni një nder i madh jo vetëm për Italinë, por më shumë edhe për Shqipërinë”.

Kozeli për “Shekulli”-n rrëfen se, ndërsa kanë bërë fotografi dhe video së bashku, Troiano ka shtuar se: “Kam kënaqësi për këtë që po ndodh sot këtu edhe për një fakt tjetër: Ne dimë që ndiqemi shumë nga publiku shqiptar për Soapin tonë (siç shprehet ai filmin e tij serial) dhe kemi dëgjuar, që nëpërmjet saj ata që na ndjekin, mësojnë edhe gjuhën italiane”. Gjithashtu ata shkëmbyen letrat e vizitave dhe u përqafuan me respekt, me premtimin, që të mos e lënë, si një vizitë e mbyllur me kaq.

Letra e Atit të Shenjtë

“Realizova këpucët me shqiponjën e flamurit shqiptar, që t’i vendosja pranë këpucëve italiane! I shoqërova këto këpucë, për mua të veçanta, me një mesazh të thjeshtë, por shumë kuptimplotë: “Të ecim së bashku…”. Kështu Kozelit i lindi ideja, që t’ia dërgonte këto këpucë edhe Atit të Shenjtë, Papa Françeskut për njëvjetorin e vizitës së tij në Shqipëri (2016). Pëgjigja e tij ndaj dhuratës simbolike do të vinte me një letër që emocionon pa masë. “Ati i Shenjtë falënderon për mendimin delikat dhe për ndjenjat që e kanë shtyrë, dhe i kërkon që të lutet për Personin e Tij dhe për shërbimin e Tij ndaj Kishës, kërkon ndërmjetësimin e Virgjëreshës së Shenjtë për t’ju dërguar përzemërsisht Juve, familjarëve dhe personave të shtrenjtë për ju Bekimin Apolistik, si një premtim i çdo të mirë të dëshiruar në Zot”. Kozeli mban një nga titujt më të lartë të Republikës, atë të “Cavaliere dell’Ordine al Merito della Repubblica Italiana”.

Titulli “Cavaliere dell’Ordine al Merito della Repubblica Italiana”

Kozeli këto këpucë ia ka dhuruar dhe Presidentit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano-s. Për këtë Prefektura e Mantovës i ka shprehur mirënjohjen për idenë dhe mesazhin plot vlerë, dukë u bërë ndërmjetëse, që këto këpucë së bashku me artikullin e publikuar të vendosura në një kuti peksiglasi transparent, për mesazhin që mbartnin, t’i dorëzoheshin Presidentit. Pas 4 ditësh (16 Maj të vitit 2014), në postën e shtëpisë së tij vjen një letër nga jo më pak, por Presidenti i Italisë, i cili e falënderoi për gjestin fisnik. Plot 15 ditë pas letrës së Presidentit, Kozelin e nderojnë me një nga titujt më të lartë të Republikës, atë të “Cavaliere dell’Ordine al Merito della Repubblica Italiana”.

Biografia

Në Shqipëri Petrit Kozeli ka punuar si fotograf, mirëpo jeta e bëri që të merrte vendimin për t’u larguar së bashku me familjen e tij në Itali. Në vitin 1991 vendoset në Mantova, ku jeton dhe sot e kësaj dite. Ka punuar në 6 vitet e para, punë nga më të ndryshmet duke filluar, si pjatalarës, kamerier dhe punëtor mekanik. Më pas filloi të punoi, si këpucar në një supermarket, ku përpos kësaj bënte edhe çelësa, ndërrime pilash për orët, për gati 10 vjet. Me dëshirën për t’u përmirësuar, kur kishte një orë të lirë në dispozicion vraponte te një këpucar i vjetër në zanat. Falë ndihmës së këpucarit italian dhe pasionit të tij për të mësuar, u bënë 6 vjet që Petriti punon si artizan./Shekulli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco