Portreti i Krishtit nga Da Vinci do të dalë në ankand në New York, ja sa miliona dollarë do të shitet

Portreti i Krishtit nga Da Vinci do të dalë në ankand në New York, ja sa miliona dollarë do të shitet

16:35, 15/10/2017
A+ Aa A-

Piktura e fundit e Leondardo Da Vincit që është ende pronë private dhe një nga më pak se njëzet ekzistueset e piktorit të Rilindjes italiane do të shitet në ankand, ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Christie's.

"Salvator Mundi", një portret hyjnor i Jezu Krishtit, i cili daton në vitin 1500, pritet të shitet për rreth 100 milionë dollarë.

"Kjo është vërtet Kupa e Shenjtë e zbulimeve në art”, thotë Alan Wintermute, specialisti kryesor i Christie's për pikturat e mjeshtrit italian.

Portreti shfaq Krishtin me një veshje ngjyrë blu e me një glob kristali në dorë.

E pikasur fillimisht në koleksionin privat të Mbretit Charles I, piktura doli në ankand më 1763, para se të zhdukej deri më 1900, kur fytyra dhe flokët e Krishtit ishin pikturuar sërish, gjë për të cilën Wintermute tha se ishte praktikë “krejt e zakonshme”.

E blerë në Sotheby's nga një koleksinues amerikan për 45 paund më 1958, ajo u rishit më 2005 si një kopje e mbipikturuar e veprës, tha ai.

Pronari i ri nisi procesin e restaurimit dhe pas gjashtë vitesh kërkime ajo u vërtetua si kryevepra mbi 500-vjeçare e Da Vincit.

Shtëpia e ankandeve nuk e ka bërë të ditur shitësin, një koleksionues evropian, i cili e bleu atë më 2005, pas restuarimit të gjatë.

"Salvator Mundi" do të shitet në Christie's, New York, më 15 nëntor.

Në lidhje me vlerësimin 100 milion dollarë, Wintermute thotë se "nuk është shitur kurrë diçka e tillë më parë dhe do të jetë tregu që do të vendosë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco