Aktori i njohur i sëmurë, qeveria jep 50 milionë për mjekimin e tij

Aktori i njohur i sëmurë, qeveria jep 50 milionë për mjekimin e tij

20:00, 12/10/2017
A+ Aa A-

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa vuan nga një sëmundje e rëndë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekësh të reja aktorit, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit.

Sipas VKM-së, ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dikush13/10/2017 16:23

sipas kokes edhe festes

Topi12/10/2017 20:19

Shume mire vendimi i qeverise por vetem per ate qe eshte i njohur por edhe per dike tjeter qe ka me shume nevoje por se nje njeri

Shto koment

Denonco