Profesori italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

Profesori italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

07:16, 12/10/2017
A+ Aa A-

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori italian Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë.

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

“Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit”, ka treguar Anati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tako Takja20/10/2017 19:06

Sigurisht as shqiptare..

Daj Jaku12/10/2017 07:34

Sigurisht që nuk kanë qenë serbë. Thuajani atij zullap Vuuqiiqit dhe mikut e kolegut të tij basketbollist.

Shto koment

Denonco